Manchester City fiton edhe në Stoke City, vetëm edhe tri fitore larg titullit të kampionit

22:59 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Manchester City ka vazhduar me fitoren e radhës në Premierligë, duke mposhtur në udhëtim Stoke City me rezultat 0 me 2.

Skuadra e drejtuar nga strategu spanjoll, Pep Guardiola, arriti një fitore të lehtë ndaj Stoke City, duke iu afruar titullit të Premierligës në vetëm tetë pikë, kur kanë mbetur edhe tetë lojë për t’u zhvilluar.

Golat e fitores i shënoi mesfushori spanjoll, David Silva, me dy asistime të Raheem Sterling.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti Xherdan Shaqiri, i cili kishte paraqitje shumë të mirë.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City kryeson kampionatin më 81 pikë, 16 më shumë se sa Manchester City në vendin e dytë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme