Manchester City ka shtuar edhe një tjetër trofe në radhët e veta.
“Qytetarët” sot (e diele) kanë mposhtur Aston Villan me rezultat të ngushtë 1 – 2 në finale të Carabao Cup, shkruan portali arbresh.info.
Sergio Aguero pas një pasimi të bukur me kokë nga Phil Foden zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të, ndërsa pas 10 minutave pas harkimit të bukur nga këndi nga Ilkay Gundogan, Rodri dërgoi topin në rrjetë duke e dyfishuar avantazhin për kampionin e Anglisë.
Kurse në minutën e 41-të, Mbwana Samata ngushtoi epërsinë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishin disa raste ideali, por nuk i konkretizuan.
Kujtojmë se të pranishëm në “Wembley Stadium” ishin 82 mijë tifozë.
Për Cityn ky është trofeu i shtatë në Carabao Cup, një me pak se Liverpool që është skuadra më e trofeshme në garë, pasi e ka fituar tetë herë./arbresh.info.
https://twitter.com/MatchdayN/status/1234164558606086144
https://twitter.com/hamid3996/status/1234162665901219845
https://twitter.com/voiceofbongo/status/1234166557837811713
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...