Manchester City fiton bindshëm ndaj Burnleyt

18:40 | 28 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Manchester City luajti me skuadrën e Burnleyt sot në ndeshjen e xhiros së 10-të të Premierligës.

Pas humbjes së fundit të Cityt ndaj ekipit të Jose Mourinhos, Tottenham, ata shënuan fitore të thellë sot ndaj Burnley.

‘Cityzens’ e nisën fuçishëm këtë ndeshje ku realizuan vetëm pas gjashtë minutash me anë të Riyad Mahrez, goli i të cilit u asistua nga Kevin De Bruyne.

Mahrez i cili u duk në formë nuk u ndal me kaq pasi shënoi prap në minutën e 22′, që u asistua nga Kyle Walker.

Por, para fundit të pjesës së parë problemet u shtuan për Burnleyn pasi që edhe Mendy iu shtua listës së realizatorëve në minutën e 41′ gol të cilin e asistoi belgu De Bruyne.

Me të filluar pjesën e dytë, Guardiola bëri ca ndryshime të vogla në ekip, po rridhte minuta 67′ ku Ferran Torres realizoi për 4-0.

Pastaj, në minutën 67 të ndeshjes u inkuadrua Phil Foden, i cili vetëm pas një minuti ndihmoi Mahrezin të kompletojë hetrikun e tij në minutën 69′, ndërsa mysafirët shënuan në minutën e 76′ por goli u anulua nga teknologjia VAR.

City është në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të argëtuara, ndërsa Burnley mban pozitën e 17 ku ka vetëm pesë pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme