Google ADS

Manchester City e turpëron Evertonin

20:40 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Manchester City po vazhdon sigurt drejt titullit në Premierligës.

Me lehtë se sa është pritur, skuadra e Pep Guardiolas ka mposhtur në udhëtim Evertonin, me rezultat 1:3.

Punën e fituesit City e përfundoi në pjesën e parë, kur shënoi tri gola, me anë të Sane, Jesus dhe Sterling.

Golin e vetëm për Evertonin e shënoi Bolasie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme