Manchester City e ka përfunduar me fitore edhe xhiron e 13-të të Premierligës

18:31 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Skuadra e Guardiolas me lehtësi e ka mposhtur skuadrën e West Ham, me rezultatin e thellë 0:4.

Serinë e golave e hapi David Silva, qysh në minutën e 11’ të këtij takimi, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 19’ ishte Raheem Sterling ai që dyfishoi epërsinë për t’i dhënë qetësinë skuadrës.

Dy golat e tjerë i realizoi reprezentuesi gjerman, Leroy Sane, në minutat 34’ dhe 90’.

Këto janë notat e lojtarëve për këtë takim, sipas “Sofascore”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme