Manchester City ka fituar ‘Carabao Cup’ duke mposhtuar Arsenalin, me rezultat të pastër 3 me 0.
Manchester City e ka fituar trofeun e Carabao Cup pasi ka mposhtur në finale Arsenalin me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Wembley.
Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar trofeun e parë për këtë sezon qysh pa përfunduar muaji shkurt, pasi kanë triumfuar në Carabao Cup ndaj ekipit të Arsene Wengerit.
Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për Topçinjtë, të cilët rrezikuan me anë të Pierre-Emerick Aubameyang (8′), por nuk arritën të gjejnë golin.
Këtë që se bëri sulmuesi nga Gaboni e bëri argjentinasi Sergio Aguero, i cili kaloi Cityn në epërsi 1-0 në minutën e 18-të duke shënuar me parabolë pas një topi të gjatë nga portieri Claudio Bravo dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, City ishte dukshëm më i mirë duke dominuar ndeshjen dhe duke shënuar edhe dy gola tjerë për të siguruar trofeun e parë sezonal.
Luhej minuta e 58-të e ndeshjes kur në pah del kapiteni Vincent Kompany, i cili nga shënoi nga afërsia për 2-0 pasi devijoi një goditje të Ilkay Gundogan.
Nuk vonoi shumë dhe djelmoshat e Guardiolas gjeten edhe golin e tretë me anë të David Silvas, i cili shënoi në minutën e 65-të për 3-0 pas një topi të marr nga Danilo.
Deri në fund të takimit, londinezët u munduan të bëjnë diçka më shumë, së paku ta gjejnë golin e nderit, por as këtë nuk arritën dhe në fund City triumfoi me rezultat 3-0.
..
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...