Google ADS

Manchester City e do Koulibaly-n, por ka një problem

09:13 | 21 Korrik 2020
Arbresh Info

Manchester City dëshiron që në verë të transferojë mbrojtësin e Napoli-t, Kalidou Koulibaly, por nuk mund të paguajnë vlerën e 80 milionë eurove.

Sipas Sky Sport Italia, “Qytetarët” në verë duan ta përforcojnë skuadrën dhe senegalezi është objektivi kryesor, transmeton portali arbresh.info.

Napoli ka kërkuar 100 milionë euro, mirëpo presidenti De Laurentiis nuk do e zbres vlerën me pak se 80 milionë euro.

Gjiganti anglez do ofrojë 50 milionë euro plus bonuset dhe kjo nuk do pranohet nga “Napolitanët”.

Senegalezi gjithashtu është i lidhur me Manchester United-in dhe Liverpool-in.

Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe nuk ka ndonjë klauzolë të lirimit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme