Manchester City e dëshiron me çdo kusht Ezen

08:27 | 20 Gusht 2024
D.H

Eberechi Eze është bërë një objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane pas paraqitjeve fantastike fillimisht me Crystal Palace e pastaj edhe me Anglinë në Euro 2024.

Mesfushori sulmues është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe të largohet nga Crystal Palace, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Manchester City po e kërkon me ngulm transferimin e Ezes për ta zëvendësuar të larguarin Julian Alvarez, dhe ata tanimë kanë marrë një përgjigje të prerë nga Crystal Palace.

26-vjeçari ka pranuar për tu larguar nga Palace dhe po pret tani që dy klubet të gjejnë një marrëveshje.

Eze kishte një klauzolë largimi prej 70 milionë euro, megjithatë ajo tanimë ka skaduar më 1 gusht dhe klubet që e duan anglezin duhet të bisedojnë me Palacen.

Klubi londinez nuk është i gatshëm ta lë të lirë të largohet ylli i skuadrës nëse nuk paguhen 70 milionë euro, një shumë që nga City konsiderohet e lartë.

Në garë për reprezentuesin anglez janë edhe Liverpool dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme