Manchester City dhe Liverpool mbyllin xhiron e 13-të të Premierligës

17:56 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Të dy skuadrat kanë shënuar fitore në udhëtim, duke mbajtur kështu pozitat e para në renditjen tabelare.

Lojtarët e Pep Guardiola kanë fituar me rezultatin bindës 0:4, për të mbajtur distancën me dy pikë nga Liverpool.

David Silva, Raheem Sterling dhe Leroy Sane (x2) ishin realizuesit për “Citizens”.

Liverpool në anën tjetër nuk ka lejuar befasinë dhe ka mposhtur Watfordin me rezultatin 0:3.

Për “The Reds” realizuesit ishin Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Trent Alexander Arnold.

Manchester City tash pas 13 xhirove grumbullon 35 pikë, kurse Liverpool 33.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme