Manchester City dhe Chelsea luftojnë për një vend të finale të FA Cup

15:19 | 20 Prill 2024
D.H

Manchester City dhe Chelsea luajnë ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të gjysmëfinales në Fa Cup.

Ndeshja fillon nga ora 18:15, shkruan Arbresh.info.

City në këtë ndeshje hyn pas eliminimit në  Champions League nga Real Madridi, kurse Chelsea ka një formë të mirë nuk njeh humbje tash e tetë ndeshje.

Gjatë këtij sezoni këto dy skuadra kanë luajtur dy herë ndërmjet vete teksa dy sfidat kanë përfunduar baras me rezultat 1-1 dhe 4-4.

Gjatë sezonit të kaluar në Fa Cup këto dy skuadra u ballafaquan në raundin e 1/32 së finales me City që triumfoi 4-0.

Kujtojmë që skuadra e Guardiolës është kampion në fuqi i Fa Cup./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme