Google ADS

Manchester City “blindon” Haaland dhe “zhduk” klauzolat, kontratë të re për yllin norvegjez

18:32 | 18 Nëntor 2023
KRG

Manchester City “blindon” Haaland dhe “zhduk” klauzolat, kontratë të re për yllin norvegjez

Manchester City vijon intensivisht punën për kontratën e re të Erling Haaland. Superylli norvegjez ka tejkaluar çdo pritshmëri me kontributin e dhënë tek “The Citizens”. Vetëm në sezonin e parë në Etihad, 23-vjeçari realizoi 52 gola dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të fitimit të tripletës në skuadrën e Pep Guardiolës.

Edhe në këtë sezon, Haaland nuk ka ndërmend të ndalet. Në 18 ndeshje të zhvilluara deri më tani, norvegjezi ka gjetur rrugën e rrjetës 17 herë, ndërsa 13 prej golave janë shënuar në Premier League.

Një konfirmim i rëndësishëm për vlerat e Haaland erdhi edhe në garën për “Topin e Artë” 2023, ku sulmuesi u rendit i dyti pas Lionel Messit. Erling Haaland nënshkoi një kontratë 5-vjeçare me Cityn në verën e vitit 2022, me kontratën që përfshin një numër të shumtë klauzolash. Haaland është lidhur me transferime tek Real Madridi dhe Barcelona.

Sipas raportimeve të ndryshme, klauzolat e nënshkruara në kontratën e Haaland nuk bëhen aktive deri në vitin 2025, ndërsa disa u hoqën plotësisht kur Pep Guardiola zgjati kontratën e tij. Tek City janë të gatshëm të zbusin qëndrimin e tyre dhe të diskutojnë një marrëveshje të re që do të rrisë vlerën e klauzolës së lirimit. Real Madridi është konsideruar si favorit për të nënshkruar me Haaland, por planet aktuale të madrilenëve lidhen ende me Kylian Mbappe.

Barcelona, siç u zbulua në shtator, do të jetë gjithashtu në garë për Haaland nga viti 2025 e tutje, kur klubi shpreson të ketë shuar vështirësitë financiare që i kanë pllakosur gjatë dy viteve të fundit.Deri në atë moment, Barça do të jetë në kërkim të një pasardhësi të denjë dhe afatgjatë të Robert Lewandowski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme