Manchester City ka arritur marrëveshje me superyllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, për një transferim në Etihad Stadium.
Sanchez ishte shumë afër transferimit në City në verën e vitit të kaluar për një shumë rreth 60 milionë euro, por kishte dështuar për shkak se Arsenali nuk arriti të gjentë një zëvendësues për të.
Reprezentuesi kilian në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata me topxhinjtë, që do të thotë se Arsenali rrezikon ta humbas si lojtar të lirë në verë.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, City dhe Sanchez janë pajtuar për një kontratë, në të cilën Sanchez do të fitojë 11.5 milionë funte në vit dhe ai do të merr një bonus prej 30 milionë funte, kur ai edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i City, transmeton arbresh.info.
Në rast se Arseanli pranon ta shesë në janar, atëherë City do ofrojë vetëm 20 milionë funte për shërbimet e Sanchezit.
Mediat angleze raportojnë se skuadra e Arsenalit ka humbur durimin me sjelljet e kilianit dhe si duket saga Sanchez – City do të përfundojë shumë shpejtë.
Po ashtu Sanchez dëshiron që ai të transferohet në Etihad Stadium në këtë muaj dhe jo të pres deri në verë.
29 vjeçari në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola. /arbresh.info/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...