Në pritje të asaj që do të ndodhë me Lionel Messin, te Manchester City vazhdojnë të punojnë për të përforcuar mbrojtjen, që rezultoi “Thembra e Akilit” sezonin që sapo përfundoi.
Sipas “France Football”, është arritur marrëveshja e plotë mes Citizens dhe përfaqësuesit e Kalidou Koulibaly.
Mbrojtësit aktual të Napolit i është premtuar dyfishimi i pagës (nga 6 në 12 milionë euro) dhe menaxhim i plotë i të drejtave të imazhit. Sidoqoftë, drejtuesit e klubit anglez duhet të bindin presidentin Aurelio De Laurentiis, i cili po kërkon 90 milionë euro, ndërsa oferta është ende 63 milionë.
Nëse në vitet e fundit De Laurentiis ka gjetur forcën për të refuzuar ofertat e Chelsea-t dhe Manchester United, këtë herë mbrojtësi 29-vjeçar senegalez mund të largohet me të vërtetë nga Napoli, për të përqafuar Pep Guardiolën.
Topi është në fushën e presidentit të Napolit, i cili nuk duket i gatshëm të pranojë zbritje. Mirëpo 90 milionë euro janë shumë në këtë situatë dhe Citizens (dhe jo vetëm) nuk janë të gatshëm ta shpenzojnë. Pas Nathan Ake, Guardiola dëshiron një mbrojtës tjetër qendror shumë të besueshëm për ta rreshtuar krah Laportes, por sigurisht pa bërë çmendurira. Merkatoja mbyllet më 5 tetor, por Manchester City kërkon përgjigjen brenda dhjetë ditësh. Javën e ardhshme, në Capri, mund të zhvillohet takimi vendimtar. Marrëveshja mund të mbyllet me 70-75 milionë, duke i bërë të gjithë të lumtur./SS
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren