Sipas raportimeve të medieve spanjolle, sulmuesi shqiptar, Rey Manaj do të bashkohet me Sivasspor-in, me të cilin do të firmosë kontratë 3-vjeçare.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të udhëtojë këtë të premte drejt Turqisë dhe do t’u nënshtrohet analizave mjekësore, për të firmosur më pas kontratën dhe për t’u zyrtarizuar te klubi i ri.
Një humbje kjo për Sampdorian dhe Frosinone-n, të cilat javët e fundit ishin duke e ndjekur me interes Manaj-n.
Rey Manaj shkon me parametra zero te Sivasspor, ndërsa që prej muajit shkurt, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Watford, ishte lojtar i lirë./ss
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric