Rei Manaj ka shënuar një gol në minutën e 66’ të sfidës mes Albacetes së tij dhe Malagës së Armando Sadikut e Keidi Bares, duke i dhënë tre pikët ekipit të tij dhe duke fituar “derbin shqiptar” me shokët e Kombëtares.
Të tre futbollistët shqiptarë ishin në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke zhvilluar lojë mjaft të mirë në tërësi, por ishte pikërisht lushnjari që bëri diferencën, me golin vendimtar të shënuar në pjesën e dytë.
Ky ishte goli i parë sezonal për Manajn në Secunda Division, ndërsa sulmuesi tjetër i kuqezinjve, Armando Sadiku gjeti rrjetën javën e kaluar për Malagën.
Një tjetër futbollist i Kombëtares Shqiptare ka gjetur golin sot edhe në Serinë B italaine, bëhet fjalë për fantazistin Ledian Memushaj ,që shënoi golin e vetëm të Pescarës, në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Virtus Entellës./SS/
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita