Google ADS

Manaj: E ardhmja? Nuk e di a do jem më pjesë e Sivasspor-it

11:50 | 12 Gusht 2024
KRG

Rey Manaj nisi sezonin e ri me fanellën e Sivasspor, ku luajti 90 minuta në përballjen me Trabzonspor të dielën. Autori i 18 golave edicionin e shkuar është përfol shumë për një largim nga Sivasspori, por edhe pse e nisi sezonin e ri me klubin turk, asgjë nuk është mbyllur. Vetë lushnjari ka konfirmuar pas ndeshjes se bisedimet vazhdojnë dhe ekziston mundësia që ai të nisë një aventurë të re në një tjetër skuadër. Në prononcimin pas sfidës, Manaj ka zbuluar se klubi është në bisedime për shitjen e tij, por në anën tjetër sulmuesi zbulon se edhe nëse qëndron në Sivas ai do të jetë po aq i lumtur, pasi është një klub që atij i ka dhënë shumë dashuri.

“Kemi patur takime me klubin sa i takon situatës së transferimit. Mund të them se gjithçka është ende në zhvillim. Nuk e di nëse do të largohem apo do të vijoj të jem pjesë e Sivasspor. Unë e dua shumë Sivasin, jam trajtuar gjithmonë shumë mire këtu. Nëse do të jetë e mundur që të vazhdoj, sigurisht që do të qëndroj”, deklaroi Manaj pas ndeshjes.

Manaj shpërtheu edicionin e shkuar, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë i kampionatit, pas Mauro Icardit dhe Edin Dzekos. Falë kësaj paraqitjeje, 27-vjeccari i vëri vend vetes në skuadrën e Sylvinhos në Euro2024. Për futbollistin kuqezi ka patur interesim nga Serie A, ku është përmendur Cagliari si një opsion i mundshëm për shtatlartin e Kombëtares së Shqipërisë.

Të ngjashme