Klubi anglez, Manchester United ka pasur tetë kandidatë në përzgjedhjen e tyre si trajner, por në fund ka vendosur për Erik ten Hag, i cili do të konfirmohet së shpejti.
Sipas ESPN, trajneri i Ajaxit ka ranë dakord verbalisht në fillim të kësaj jave për të marrë drejtimin në Old Trafford këtë verë, duke zëvendësuar trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, i cili pritet të lëvizë në një rol konsulent.
Unitedi e konsideroi shkurtimisht Brendan Rodgers të Leicester Cityt përpara se forma e tyre të bie dhe ishin të etur për Mauricio Pochettinon, por ishin të shqetësuar pas humbjes dhe eliminimit të Paris Saint-Germain nga Real Madridi.
Lista e ngushtë me katër trajnerë përfshinte Ten Hag, Pochettino, trajnerin e Spanjës, Luis Enrique dhe menaxherin e Sevillas, Julen Lopetegui.
Katër të tjerët që konsideroheshin pas shkarkimit të paraardhësit të Rangnick, Ole Gunnar Solskjaer në nëntor, thuhet se ishin Julian Nagelsmann i Bayern Munich, Thomas Tuchel i Chelseat, Rodgers dhe ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
Megjithatë, Nagelsmann, i cili u bë transferimi më i shtrenjtë i menaxherëve në histori kur u transferua nga RB Leipzig për 22 milionë funte në korrik – dhe Tuchel u refuzuan shpejt opsione realiste.
“Është e rëndësishme të merren parasysh opsionet e disponueshme. Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp nuk janë të disponueshëm dhe Unitedi nuk do të mund ta largonte kurrë Nagelsmann nga Bayerni”.
“Tuchel është një pasuri e vërtetë për Chelsean, kështu që ai nuk ishte as një opsion i besueshëm. Kështu që ju shikoni tregun, kush është i aftë dhe i arritshëm, dhe United i ka marrë parasysh të gjithë. Ata nuk kanë anashkaluar askënd që duhet të kishin folur me të”, ka thënë një burim. /Telegrafi/
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi