Manchester United ka shfrytëzuar mundësinë për zgjatjen e kontratës së Anthony Martial edhe për një vit.
Kontrata e 23 vjeçarit përfundon në verën e ardhshme por tashmë ajo do të shtyhet deri në vitin 2020, shkruan “BBC”.
Një veprim të tillë, “djajtë e kuq” e kishin bërë edhe me portierin David de Gea, një muaj më parë.
Përfaqësuesit e Martial do të vazhdojnë bisedimet me drejtuesit e skuadrës për një kontratë të re, e cila do ta tejkalonte këtë të shtyrën që skadon më 2020.
Francezi kishte kaluar tek United në vitin 2015, nga Monaco, për shumën e 40 milionë eurove, duke u bërë asokohe tinejxheri më i ri në sport.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi