Man Utd vetëm barazim ndaj Twente në ndeshjen hapëse të Ligës së Evropës

23:00 | 25 Shtator 2024
E.G

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Twente (1-1) në ndeshjen hapëse të fazës së parë të Ligës së Evropës.

Të parët rrezikuan holandezët, ku Sam Lammers ishte afër të shënonte në minutën e 8-të.

Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, kur Christian Eriksen shënoi për 1-0.

Pjesa e parë nuk është se solli diçka më shumë, me skuadrat që shkuan në pushim me epërsinë e Man Utd.

Sem Steijn i Twente rrezikoi në fillimin e pjesës së dytë, por pa sukses.

Por sulmet e holandezëve nuk u ndalen dhe Sam Lammers arriti të barazojë për 1-1.

Joshua Zirkzee tentoi ta kthejë epërsinë në minutën e 76-të, por që nuk ia arriti pasi portieri bëri pritje të bukur.

Deri në fund edhe pse kishte raste, skuadrat ndanën pikët. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme