Klubi anglez Manchester United duket afër marrëveshjes me Saul Niguez.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Man Utd është favorit për të siguruar shërbimet e Saul gjatë afatit kalimtar të verës.
Raportohet se ‘Djajtë e Kuq’ kanë tejkaluar Liverpoolin dhe tani janë ata që po udhëheqin garën për mesfushorin e Atletico Madrid.
Përveç dy gjigantëve anglez interesim për spanjollin ka shprehur edhe Barcelona.
Dy klubet nga Spanja po diskutonin për një shkëmbim mes Antoine Griezmann dhe Saul Niguez por një marrëveshje duket larg.
Man Utd thuhet se është e gatshme të plotësojë kërkesën financare të Atletico për të transferuar futbollistin e tyre. /Lajmi.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...