Google ADS

Man Utd tentoi transferimin e Kostas Manolas këtë verë

10:43 | 15 Gusht 2018
Arbresh Info

Manchester United reagoi në fund të merkatos verore duke shfaqur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin e AS Romas, Kostas Manolas.

Trajneri i United, Jose Mourinho është në kërkim të një mbrojtësi të ri qendror, por merkato u mbyll javën e kaluar pa sigurimin e transferimit të tij, transmeton portali arbresh.info.

‘Il Tempo’ thotë se United regjistroi interesim në minutën e fundit për Manolasin para se të mbyllet merkato të enjten.

Mourinho ishte i frustruar ishte në kërkim të alternativave ndaj Toby Alderweireld dhe Harry Maguire pasi skautët e skuadrës në Old Trafford nuk ishin të bindur me shënjestrat e trajnerëve.

27-vjeçari ka thënë më herët se do të dëshironte të ketë shans për të luajtur te United duke thënë:

“Është natyrale që të kesh dëshirë të luash për klubet e mëdha si Barcelona, Manchester United, Paris Saint Germaini dhe Bayern Munichu”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme