Manchester United raportohet se është i gatshëm për të shitur sulmuesin Alexis Sanchez këtë verë për të krijuar fonde në transferimin e yllit Antoine Griezmann.
Reprezentuesi kilian u transferua në Old Trafford si pjesë e marrëveshjes që nga ana tjetër i siguroi kalimin Henrikh Mkhitaryan, transmeton portali arbresh.info. Transferimi ishte paralajmëruar nga Mourinho që përfundimisht arriti transferimin e tij edhe pse lojtari ishte gjithashtu shënjestër e Manchester Cityt.
Lideri i Premierë Ligës nuk ishte i përgatitur për t’i dhënë pagën që rivali i tyre ishte i gatshëm për t’ia ofruar, gjë që bëri klubin në Old Trafford favorit për shërbimet e tij.
Megjithatë, pas shtatë ndeshjeve deri tani në United, Sanchez ka gjetur rrjetën vetëm një herë. Po ashtu, “Djajtë e Kuq” kanë fituar vetëm katër ndeshje qysh pas debutimit të 29-vjeçarit muajin e kaluar.
Arritja e tij ka vendosur në pikëpyetje të ardhmen e Anthony Martial dhe Marcus Rashford, ndërkohë që planet e United për të nënshkruar me Antoine Griezmannin është parë se janë vendosur në pritje sërish, transmeton portali arbresh.info.
Por, bazuar në ‘El Gol Digital’, United është tashmë duke u frustruar me lojtarin dhe janë të përgatitur shitjen e tij në mënyrë për të krijuar fonde në transferimin e Griezmannit në Old Trafford.
Reprezentuesi francez pritet të jetë i shumë kërkuar gjatë verës për shkak se klauzola e tij e blerjes prej 175 milionë funta do të përgjysmohet. Barcelona ka qenë e lidhur me transferimin e mundshëm të sulmuesi.
Por, ka sugjerime që lojtarët si Lionel Messi nuk do të mirëpresin transferimin e 26-vjeçarit./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?