Manchester United ka refuzuar ofertën prej 3 miliardë funta nga mbreti i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Miliarderi mësohet se është duke kërkuar blerjen e 97 për qind të aksioneve që posedon Glazers për të marrë kontrollin e klubit, transmeton portali arbresh.info.
Por, United ka refuzuar ofertën dhe qysh pasi lajmi është bërë publik, çmimi i aksioneve të klubit është rritur.
United vlente 2.7 miliard mëngjesin e sotëm (e hënë), por janë të nevojshme një shumë madhështore prej 4 miliardë për të bindur pronarin Glazer për shitjen e klubit.
“Djajtë e Kuq” kanë nisur sezonin me shumë vështirësi dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e tetë me vetëm 13 pikë./arbresh.info/
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...