Google ADS

Man Utd po e transferon top yllin e PSV-së

11:46 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

Manchester United e ka gati siç duket transferimin e parë për këtë afat.

Manchester United po e kërkon një sulmues, pas formës së dobët që po tregon Romelu Lukaku.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’ transferimin e sulmuesit të PSV-së, Steven Bergwijn.

Për transferimin e sulmuesit holandez, Manchester United do t’i paguajë plotë 30 milionë euro.

Bergwijn ka shënuar nëntë gola në 16 paraqitjet në këtë sezon, ndërsa ka pranuar të transferohet te skuadra angleze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme