Google ADS

Man Utd po e transferon sensacionin anglez

18:02 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Manchester United është shumë afër ta bëjë një transferim të madh.

Manchester United është favoritë për të nënshkruar me Jadon Sancho nëse e lë Borussia Dortmund këtë verë, raporton Sportsmole.

Talenti anglez u largua nga Manchester City për Borussia Dortmund në verën e vitit 2017.

Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 17 asistime që nga ajo kohë dhe ka qenë e lidhur me një lëvizje te Manchester United.

BetVictor i ka vënë ‘Djajtë e Kuq’ si favoritë për të nënshkruar me Sanchon me shanset 4/1, Chelsean 8/1 dhe të tjerët, duke përfshirë Cityn, 10/1.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme