Manchester United është i gatshëm për të shpenzuar 40 milionë funta për të bërë argjentinasin Mauricio Pochettino trajner të tyre të ardhshëm.
Hierarkia e klubit në Old Trafford ka vendosur që trajneri i Tottenhamit të jetë konkurrenti i vetëm për të zëvendësuar Jose Mourinhon verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, një klauzolë në kontratën e Mourinhos do të thotë se Manchester Unitedit mund t’i kushtoj më pak shkarkimi i portugezit nëse ata nuk janë në Ligë të Kampionëve.
United përballet me Real Madridin në garën për Pochettinon, por pavarësisht trazirave të tanishme, besohet se ata mund të shohin “Djajtë e Kuq” si një propozim më tërheqës.
Nga ana tjetër, drejtori i “Spursve”, Daniel Levy, i cili shiti lojtarët si Michael Carrick dhe Dimitar Berbatos te United, është duke u përballur me një betejë të madhe për të mbajtur në klub trajnerin e tij.
Pochetino ka nënshkruar verën e kaluar një kontratë të re pesë vjeçare që i siguron atij 8 milionë funta./arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...