Sipas raporteve në Spanjë, Manchester United është duke menduar të shtrojë një ofertë prej 90 milionë euro për superyllin e Real Madridit, Gareth Bale.
Gareth Bale thuhet se nuk është i lumtur te Real Madridi dhe dëshiron të largohet nga kampioni në La Liga këtë verë, transmeton portali arbresh.info. Presidenti i Realit, Florentino Perez thuhet gjithashtu se dëshiron të shkarkoj reprezentuesin uellsian për t’i hapur rrugën sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe.
Manchester United ka shfaqur interesim për 28-vjeçarin dhe Jose Mourinho madje ka pranuar këtë javë se do të mirëpriste anësorin në Old Trafford.
Dhe, sipas uebfaqes spanjolle ‘Don Balon’, “Djajtë e Kuq” janë duke menduar të shtrojnë një ofertë prej 90 milionë funta për yllin uellsian. Raporti shton që oferta do të jetë e ndarë në dy pjesë, 72 milionë funta tarifa e transferimit ndërsa 18 funtat tjera bonuse.
Gareth Bale ka kontratë te skuadra në Bernabeu deri në qershor të vitit 2022 pasi vendosi lapsin në një marrëveshje të re gjatë muajit tetor të vitit të kaluar./arbresh.info
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...