Sipas raporteve në Francë, Manchester United është duke synuar transferimin sensacional të superyllit Neymar nga Paris Saint Germain.
25-vjeçari theu rekord kur finalizoi transferimin për 222 milionë euro nga Barcelona në kryeqytetin francez verën e kaluar dhe deri tani ka shënuar 20 gola pas 22 paraqitjeve te Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.
Mësohet që Real Madridi është duke konsideruar me plotë seriozitet të shtrojë një ofertë për të rikthyer superyllin brazilian në Spanjë, por gjiganti në La Liga duhet të përballet tani edhe me garën nga United. ‘Le 10 Sport’ sugjeron që “Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur një ofertë prej 500 milionë euro në përpjekje për të joshur sulmuesin në Old Trafford.
Një transferim i tillë do të thyente sërish rekordin për transferime, gjë të cilën thuhet gjithashtu se vetëm Manchester United dhe Real Madridi kanë fuqi financiare për ta bërë.
Ed Woodward është i vendosur për të sjell në superyll global në United në fund të sezonit derisa Antoine Griezmann është gjithashtu në radarin e klubit. Griezmann dukej se ishte afër kalimit te “Djajtë e Kuq” verën e kaluar, por ndalesa e Atleticos për transferimeve bëri që francezi të vazhdonte qëndrimin në klub.
Mësohet se United është duke i ofruar Griezmannit një pagë javore prej 300 mijë funta për t’iu bashkuar atyre sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, reprezentuesi francez raportohet se është duke kërkuar 400 mijë funta në javë për të finalziuar transferimin në Old Trafford./arbresh.info/
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...