“Djajtë e Kuq” po planifikojnë ta përforcojnë repartin defanziv për sezonin e ardhshëm dhe po mendojnë të “peshkojnë” në Madrid
Manchester United po planifikon të përforcohet në repartin defanziv për sezonin e ardhshëm. Dhe, gjiganti britanik duket se po “peshkon” në Madrid. Në fakt, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin qendërmbrojtësit të Realit, Raphael Varane.
Gjithashtu, klubi nga “Old Trafford” e pëlqen edhe mbrojtësin e djathtë të Atleticos, Kieran Trippier. Të dy, Unitedit mund t’i kushtojnë rreth 80 milionë euro, raporton mediumi britanik “The Sun”.
Transferimi i tyre në “Teatrin e Ëndrrave” mund të ndodh në fund të këtij muaji. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar përforcime në fazën defanzive për edicionin e ri. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...