Google ADS

Man Utd, optimist për transferimin e Sanchos

12:54 | 13 Mars 2020
A. B.

Ylli anglez është bërë objektiv i klubeve të mëdha të Premierligës, ndërsa Manchester United duket të jetë klubi favorit për ta transferuar futbollistin e Borussia Dortmundit

Manchester United shprehet optimist për transferimin e Jadon Sanchos.

Mirëpo, “Djajtë e Kuq” fillimisht duhet ta sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për të tentuar më pas që ta transferojnë yllin anglez, shkruan mediumi britanik “Mirror”, përcjell Gazeta Express.

Ekipi nga “Old Trafford” aktualisht gjendet në vendin e pestë në Premierligë, por mund të shkojë në Champions nëse konfirmohet dënimi i Manchester Cityt nga UEFA për mospjesëmarrje në garat evropiane nga sezoni i ardhshëm.

Krahas Unitedit, interesim për talentin anglez kanë shfaqur edhe Liverpooli, Tottenhami e Manchester City.

Paris Saint-Germaini po ashtu është i interesuar për futbollistin ofanziv, të cilin Borussia Dortmundi e vlerëson plot 150 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme