Gjiganti në Premierë Ligë, Manchester United thuhet se do të sfidojë rivalin në ligë, Chelsean, për mbrojtësin Alex Sandro të Juventusit.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho është një tifoz i madh i futbollistit brazilian dhe ai është i vendosur për të sjellë atë në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në raporte të ndryshme, trajnerit portugez i është dhënë leje të shtrojë një ofertë prej 60 milionë funta për Alex Sandron, gjë të cilën Juventusi duket se do ta marrë me shumë seriozitet.
“Zonja e Vjetër” tashmë ka refuzuar oferta të shumta nga Chelsea, por ata mund të konsiderojnë oferta më të dobëta për shkak të rënies së formës.
Alex Sandro duket se synon transferimin në Premierë Ligën e Anglisë dhe Juventusi mund të detyrohet të shes në janar 26-vjeçarin./arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani