Manchester United është i gatshëm të luftoj deri në fund për të nënshkruar me superyllin Cristiano Ronaldo.
Raportet që vijnë nga Spanja sugjerojnë që Manchester United është i gatshëm të thyej gjithashtu rekordin botëror për tarifën e transferimit vetëm për të sjell reprezentuesin portugez aty ku nisi karrierën, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari Jose Luis Sanchez i ka thënë kanalit televiziv ‘El Chiringuito TV’ se Manchester United është duke u përgatitur për të investuar 400 milionë euro për të arritur këtë marrëveshje.
“United është i gatshëm për të investuar në nënshkrimin me Cristianon për 400 milionë euro dhe ata tashmë kanë lëshuar në funksion makinën”, ka thënë Sanchez.
Old Trafford besohet të jetë gjithashtu destinacioni i preferuar i Ronaldos pë shkak të frustrimit që aktualisht është duke përjetuar në Real Madrid.
32-vjeçari është i zemëruar me presidentin Florentino Perez, i cili nuk e ka mbajtur premtimin për t’ia rritur pagën superyllit./arbresh.info/
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...