Man Utd me ofertë masive për Iscon

17:34 | 3 Prill 2018
Arbresh Info

Manchester United dhe Real Madridi mund të mos kenë raporte të mira kur bëhet fjalë rreth transferimeve.

United nuk ishte i lumtur me mënyrën që Real Madridi shfrytëzoi për të nënshkruar me sulmuesin Cristiano Ronaldo, gjë për të cilën Ferguson i referohet klubit si të “dhunshëm”, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë viteve të fundit, United bleu Angel Di Marian nga Real Madridi, por nuk arritën të finalizojnë shitjen e David de Geas për shkak të një problemi me dokumente.

Tani, United është duke kërkuar një tjetër lojtar të Real Madridit  – talenti e tyre në mesfushë Iscon.

Isco vazhdon të jetë një lojtar kryesor për Spanjën dhe pas sezonit të shkëlqyer vitin e kaluar në Real Madrid, ai shpesh është lënë jashtë fushës nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjet e mëdha këtë sezon.

Megjithatë, United shpreson të rregulloj këtë situatë dhe të nënshkruaj me lojtarin për një tarifë madhështore gjatë verës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme