Manchester United nuk pritet t’i ofroj rinovimin e kontratës sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Veterani suedez, i cili iu bashkua verën e kaluar gjigantit anglez falas nga Paris Saint Germain, ishte një revolucion në Premierë Ligë duke i ndihmuar “Djajve të Kuq” të fitojnë dy trofe dhe të sigurojnë kualifikimin në UEFA Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Manchester United ka opsionin për t’i vazhduar Ibras marrëveshjen edhe për një vit, bazuar në ‘Sky Sports’, skuadra e Jose Mourinhos nuk do ta shfrytëzoj këtë opsion.
Zlatan ka shënuar 28 gola brenda 46 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë në Old Trafford.
Sidoqoftë, gjërat nuk kanë shkuar mirë në përfundim të sezonit pasi golashënuesi më mirë i klubit u lëndua dhe nuk do të jetë në gjendje të rikthehet deri në janar të vitit të ardhshëm.
Për shkak të moshës dhe lëndimit serioz, klubi raportohet se nuk e ka ndërmend t’i ofrojë rinovonim e marrëveshjes sulmuesit./arbresh.info
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit