Manchester United raportohet se është afër transferimit të yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez, për një shumë të përgjithshme prej 65 milionë funta derisa Henrikh Mkhitaryan përgatitet për kalimin në anën tjetër.
“Djajtë e Kuq” tani pritet të finalizojnë një marrëveshje me yllin kilian brenda vetëm 48 orëve dhe Jose Mourinho beson se ai mund të debutojë në ndeshjen e së shtunës kundër Burnleyt, transmeton portali arbresh.info.
Tarifa e transferimit të reprezentuesit kilian do të jetë 25 milionë funta, por bonset dhe tarifa që do t’i dhurohet agjentit të tij bënë që çmimi i tij të prek shifrën prej 65 milionë funta.
Mkhitaryan duket se nuk ka ndonjë problem që të vazhdoj tutje pasi reprezentuesi armen pranon t’i bashkohet “Topçinjve” për të shtyrë transferimin tutje.
Ky duket të jetë një super biznes nga United, i cili ka mposhtur rivalin në ligë, Manchester Citytn, në garën për transferimin e njërit nga shënjestrave të tyre kryesore./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...