Manchester United ka nisur bisedimet me anësorin e Eintracht Frankfurtit, Ante Rebic.
‘Daily Mail’ raporton se United ka kontaktuar fillimisht reprezentuesit e anësorit të Eintracht Frankfurtit në lidhje me një transferim të mundshëm këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
United është duke shikuar rreth mundësisë që të sjellë kroatin në Old Trafford pasi paraqitjeve të tij impresive në Kampionatin Botëror.
“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një anësori dhe në të kaluarën janë përfolur gjithashtu edhe për transferimin e bashkëkombësit të Rebicit, Ivan Perisicit.
Rebic, i cili është përfolur për transferim gjithashtu te Arsenali dhe Bayern Munichu, ka qenë njëri nga performuesit më të mirë në Rusi dhe ka shkëlqyer në ndeshjen në kuadër të grupeve kundër Argjentinës./arbresh.info/
Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Lu...
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...