Google ADS

Man Utd ndërmerr hapat e parë ndaj Ronaldos, pritet të sanksionohet për shkelje të kontratës

14:05 | 18 Nëntor 2022
K.B

Manchester United e ka nisur procedurën e sanksioneve ndaj Cristiano Ronaldos, pas intervistës së bujshme në lidhje me situatën që është duke e kaluar te “Djajtë”.

Lojtari lëshoi deklarata të fuqishme duke thënë se ndihet i tradhtuar nga udhëheqësia e klubit.

Man Utd ka thënë se së shpejti do të ndërmerren hapat e nevojshëm, duke mos e specifikuar se çka pritet të pasojë.

Ronaldos mund t’i pritet ndërprerja e kontratës pasi i njëjti e ka shkelur marrëveshjen.

Thuhet se ylli portugez në afatin kalimtar të janarit mund të kalojë te Bayern Munich.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme