Klubi anglez, Manchester United po monitoron sezonin e parë të suksesshëm të Tammy Abraham me Romën.
Abraham u largua nga Chelsea për te Roma verën e kaluar dhe ka shijuar një sezon të parë rekord me Giallorossët.
Forma e tij e mirë dhe golat e shumtë të shënuar këtë sezon në Serie A kanë bërë që Abraham të pëlqehet përsëri në Ligën Premier.
Sipas Il Messaggero, Unitedi ka kërkuar reprezentuesin anglez dhe është i prirur ta rikthejë atë në Ligën Premier për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e Unitedit kanë idenë e një treshe sulmuese me pamje të re, me Cristiano Ronaldon dhe Jadon Sanchon nga krahët dhe Abraham në qendër.
Këtë sezon, Abraham ka shënuar 23 gola në 40 paraqitje për Romën. /Telegrafi/
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura