Man Utd me rekord të padëshiruar pas disfatës nga Brightoni

23:55 | 4 Maj 2018
Arbresh Info

Manchester United ka regjistruar rekord të padëshiruar në histori të klubit pas disfatës 1 me 0 ndaj Brighton & Hove Albion mbrëmjen e  sotme (e premte).

Skuadra e Jose Mourinhos u mposhtë në stadiumin Amex pasi goli i vetëm i realizuar me kokë në minutën e 57′ nga Pascal Gross doli të jetë vendimtar, transmeton portali arbresh.info.Fitorja e parë për “Seagulls” ndaj United i garantoi atyre statusin në Premierë Ligë për sezonin e ardhshëm si dhe shkaktoi një rekord frustrues për “Djajtë e Kuq” ndaj skuadrave të promovuara.

Me këtë disfatë, United tani ka humbur tri ndeshje në ligë brenda një sezoni kundër klubeve të promovuara për herë të parë që nga sezoni 1989/90.

“Djajtë e Kuq” kanë humbur tri takimet ndaj skuadra të promovuara në Premierë Ligë për sezonin 2017/18. Ata janë mposhtur me rezultat 2 me 1 në muajin tetor nga Huddersfieldi, kanë humbur 1 me 0 në Newcastle gjatë muajit shkurt dhe pësuan sot 1 me 0 kundër Brightonit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme