Manchester United është në bisedime me Lazion për mesfushorin Sergej Milinkovic Savic ndërkohë që raportet vazhdojnë të rriten për këtë lëvizje 75 milionëshe.
SportMediatset tashmë ka deklaruar të premten se drejtori Igli Tare është nisur për në Londër në mënyrë për të biseduar me klubin në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Tani, gazeta spanjolle Marca pretendon se oferta fillestare është 75 milionë euro dhe është e nivelit të tillë që Lazio mund ta pranojë.
Reprezentuesi serb është ende 24-vjeçar dhe i është bashkuar Lazios nga KRC Genku në vitin 2015 për vetëm 18 milionë euro.
Çmimi i tij është rritur në 120 milionë euro pas Kampionatit Botëror verën e kaluar, por nuk kishte blerës për të dhe më pas kishte një sezon zhgënjyes./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...