Man Utd – Man City, publikohet online formacioni i “Djajve të Kuq”

19:08 | 24 Prill 2019
Arbresh Info

Formacioni startues i Manchester United ndaj rivalit lokal – Manchester Cityt është publikuar online para derbit të sotëm (e mërkurë) derisa kanë mbetur edhe dy orë.

Dy gjigantët në Premierë Ligë do të përballen me njëri-tjetrin në Old Trafford dhe derisa City synon trofeun, “Djajtë e Kuq” kërkojnë të sigurojnë një pozitë në top katërshe, transmeton portali arbresh.info.

Një formacion startues i United është publikuar para ndeshjes dhe aty janë bërë hiq më pak se pesë ndryshime nga skuadra që u shkatërrua 4 me 0 nga Evertoni në ndeshjen e fundit.

Matteo Darmian, i cili nuk ka luajtur te “Djajtë e Kuq” që nga janari, vjen në mbrojtje ndërkohë që Victor Lindelof kalon në pozitën e tij si qendërmbrojtës për të mbuluar Phil Jones që është i lënduar.

Diogo Dalot nga ana tjetër është lënë në bankinë për shkak se Luke Shaw është rikthyer.

Ashley Young nuk ka qenë në formën e tij fantastike së fundmi, por Solskjaeri ka vendosur për rikthimin e tij në njëmbëdhjetshen startuese të United në krah me Andreas Pereiran.

Fred dhe Paul Pogba qëndrojnë në pozitat e tyre në mesfushë ndërsa Nemanja Matic, i cili u rikthye nga lëndimi kundër “Toffees” është lënë në bankinë.

Në linjën fronte Solskjaeri ka zgjedhur për të hequr startuar me Marcus Rashfordin./arbresh.info/


Formacioni i Manchester United i publikuar online:

De Gea

Darmian

Smalling

Lindelof

Shaw

Young

Pereira

Fred

Pogba

Lingard

Rashford

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme