Man Utd – Man City, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së EFL Cup

20:02 | 6 Janar 2021
A. B.

Manchester Unitedi dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen gjysmëfinale të EFL Cup e njohur ndryshe si Carabao Cup.

Djajtë e Kuq dhe Qytetarët ndeshen mes vete sot (e mërkurë) për një vend në finalen e madhe të kupës, ku i pret Tottenhami.

Sikurse Ole Gunnar Solskjaer, ashtu edhe Pep Guardiola kanë bë disa ndryshime për këtë takim, shkaku edhe i mungesave.

Ndeshja zhvillohet në Old Trafford dhe fillon nga ora 20:45.

Man Utd: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, McTominay, Pogba, Fernandes; Rashford, Martial.

Man City: Steffen; Cancelo, Stones, Dias, Zinchenko; Fernadinho, Gundogan, Foden, De Bruyne, Mahrez; Sterling.

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme