Raportet që e lidhin sulmuesin Gareth Bale me transferimin te Manchester United nuk kanë të ndalur këtë verë.
Tani, vetëm 24 para përfundimit të merkatos së transferimeve, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që “Djajtë e Kuq” kanë shtruar një ofertë, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane besohet se do të lejojë futbollistin të largohet për klubin e duhur.
Oferta raportohet se vlen 100 milionë euro, por koha është duke përfunduar dhe marrëveshja mund të mos finalizohet.
Bale aktualisht është në detyrë me skuadrën kombëtare të Uellsit para ndeshjeve kualifikuese në kuadër të Kampionatit Botëror, kundër Austrisë dhe Moldavisë.
Pas transferimit të Victor Lindelof, Romelu Lukaku dhe Nemanja Maticit, trajneri Jose Mourinho thuhet se ende ka shpresa në sigurimin e shërbimeve të lojtarët të katërt këtë verë./arbresh.info/
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...