Manchester United ka konfirmuar se Marcel Sabitzer dhe Wout Weghorst do të kthehen në Bayern Munich dhe Burnley, klube që i zotërojnë kartonët e tyre, pasi Djajtë e Kuq nuk do të vendosin për opsionin e blerjes.
Klubi ka njoftuar për largimet dhe afrimet që janë bërë nga klubi sa i përket lojtarëve që ishin në huazim në sezonin e fundit.
“Sa i përket huazimeve në United, Marcel Sabitzer dhe Wout Weghorst do të kthehen në Bayern Munich dhe Burnley, respektivisht”.
“Të dy dhanë një kontribut të rëndësishëm në suksesin tonë në Carabao Cup dhe për të arritur një vend në tre vendet e para në Ligën Premier, me Weghorst që dha asistimin për golin e Marcus Rashford në fitoren përfundimtare ndaj Newcastle United në Wembley”.
“Sabitzer shënoi dy gola në ndeshjen në shtëpi ndaj Sevillas në Ligës e Evropës, por të parin e kishte shënuar në FA Cup kundër Fulham, por humbi ndeshjen për shkak të një problemi në gju”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ajo që ka befasuar fansat e futbollit është se Man Utd ka konfirmuar se kontrata e De Geas ka skuadrat, por klubi është ende në bisedime.
“Ndërkohë, kontrata e David De Geas pritet të mbarojë, por diskutimet mbeten të hapura me portierin”, përfundon njoftimi i Man Utd. /Telegrafi/
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme