Man Utd ka frikë që Mourinho mund të largohet

10:09 | 4 Janar 2018
Arbresh Info

Manchester United raportohet se është i shqetësuar se Jose Mourinho mund të largohet nga ata gjatë verës.

Trajneri portugez ka pasur një fillim të shkëlqyer në Old Trafford duke siguruar dy trofe në sezonin e tij të parë me “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbresh.info.

Por, ata janë tani 15 pikë prapa liderit të Premierë Ligës – Manchester Cityt, dhe kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Tabloidi ‘Daily Mail’ pretendon që drejtorët e Manchester United frikësohen tani që Mourinho mund të largohet një ditë nga Manchesteri dhe të transferohet në Paris Saint Germain.

Kjo lëvizje te gjiganti francez besohet se do të ndodhë në fund të sezonit aktual./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme