David de Gea është ende shënjestra kryesore e Real Madridit.
Florentino Perez dëshiron të përforcoj skuadrën duke transferuar portierin e Manchester United, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, klubi në Old Trafford është i vendosur për të mbajtur atë në klub.
Perez është përpiqur për të nënshkruar me portierin që katër vite pas arritjes së marrëveshjes me të, por United i ka thënë ‘Los Blancos’ që çmimi i tij tani është 130 milionë euro dhe nuk intereson që kontrata e tij skadon në vitin 2019.
United pagoi 18 milionë euro te Atletico Madridi për të nënshkruar me të në vitin 2011, por me rinovimin e kontratës është rritur edhe klauzola e tij.
Real Madridi nuk dëshiron të paguaj 130 milionë për të dhe shpreson të siguroj falas atë gjatë verës së vitit 2019.
Deri atëherë, Keylor Navas do të vazhdoj qëndrimin në mes të portës derisa Madridi është gjithashtu i interesuar në Thibaout Courtoisin e Chelseas./arbresh.info/
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...