Manchester United nuk i ul pretendimet financiare për kartonin e Alexis Sanchez.
Sipas asaj që shkruan Sunday Express sot, “Djajtë e Kuq” kanë kërkuar nga klubi zikaltër 16 milionë euro që të lejojë transferimin përfundimtar të sulmuesit kilian në Milano e rrjedhimisht edhe aktivizimin e tij nën urdhrat e Contes në Ligën e Evropës.
Në fakt, huazimi i Sanchezit ka skaduar dhe javën që nis ai duhet të largohet nga Milano për t’u kthyer në “Old Trafford” pasi të dy klubet nuk kanë gjetur një marrëveshje për pjesën tjetër të sezonit.
Sanchez nuk është pjesë e planeve të Manchester United, që gjithsesi nuk ka ndërmend ta japë falas.
Por edhe nëse klubet gjejnë gjuhën e përbashkët, Interi duhet të bindë lojtarin që të pranojë reduktim të ndjeshëm të pagës.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...