Manchester United thuhet se është klubi i fundit që ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mesfushorin e Romas, Radja Nainggolan.
Chelsea është njëra nga skuadrat që është duke menduar transferimin e 29-vjeçarit të shumëkërkuar, por duket tani që edhe Manchester United ka hyrë në këtë garë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas një raporti nga ‘Sky Sports News’, trajneri Jose Mourinho dëshiron të shtoj në departamentin e mesfushës reprezentuesin belg pasi mendon se në atë zonë ka nevojë për përforcime para fillimit të edicionit të ardhshëm.
Lexo edhe: Antoine Griezmann zbulon zgjedhjen e tij për “Topin e Artë”
Qysh pas nënshkrimit me gjigantin italian në vitin 2014 për vetëm 7.7 milionë funta, Nainggolan është treguar si njëri nga lojtarët më të mirë në Evropë. Ai ka kontribuar me 11 gola dhe katër asistime brenda 35 paraqitjeve në Serie A këtë sezon.
Pavarësisht interesimit të shfaqur për transferimin e tij, Roma vazhdon të qëndroj në një pozitë të fortë me Nainggolanin që ka ende edhe tri vite të mbetura në marrëveshjen e tij aktuale me klubin./arbresh.info
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri