“Djajtë e Kuq” kanë siguruar fitore me rezultat minimal 0 me 1 në udhëtimin e parë te Celta Vigo në kuadër të kompeticionit evropian.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales në UEFA Evropa Ligë e zhvilluar në stadiumin ‘Municipal de Balaidos’ përfundoi në favor të skuadrës së Jose Mourinhos, shkruan portali arbresh.info. Talenti anglez Marcus Rashford ishte autori i golit të vetëm në këtë takim. Sulmuesi realizoi një gol të bukur nga ndërprerja duke shënuar për 0 me 1 në minutën e 67′ të ndeshjes.
Manchester United nuk ka arritur asnjëherë më parë në gjysmëfinale të Evropa Ligës, trofe që është i vetmi që nuk e kanë fituar.
Ndeshja e dytë ndërmjet dy gjigantëve evropian zhvillohet në ‘Old Trafford’ ku edhe do të vendoset finalisti./arbresh.info
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër