Man Utd e siguron Champions League, Liverpoolit i mbetet Europa Legue

23:28 | 25 Maj 2023
K.B

Manchester United ka siguruar kualifikimin në Champions League me një fitore 4-1 ndaj Chelseas, duke e zgjatur kështu ecurinë si të pamposhtur në “Old Trafford” për njëzet e tetë ndeshje në të gjitha garat.

Kësisioji Liverpool duhet të luajë në Europa League, pasi tash kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje, skuadra e Jurgen Kloppit gjendet në vendin e pestë në tabelë, pra jo vetëm pas Unitedit po edhe pas Newcastles.

Casemiro (6′), Anthony Martial (45+5′), Bruno Fernandes (73′) dhe Marcus Rashford (78′) kanë shënuar për skuadrën e trajnerit Ten Hag.

Golin e vetëm për Chelsean e ka realizuar Felix një minutë para përfundimit të ndeshjes.

Pas kësaj ndeshje United gjendet në pozitën e tretë me shtatëdhjetë e dy pikë. Në xhiron e fundit United e pret në shtëpi Fulhamin.

Chelsea vazhdon të mbetet në pozitën e dymbëdhjetë me dyzet e tri pikë. Ky ishte një sezon për t’u harruar për “Blutë” ku kaq ulët skuadra ka qenë vetëm në sezonin 1995/96.

Chelsea e mbyllë sezonin në shtëpi kundër Newcastle United të dielën.

Të ngjashme